I fshiu mesazhet në telefon dhe njoftoi policinë. Arrestohet i dashuri i efektives. Babai i tij polic në të njëtin komisariat

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën, ku një efektive 21-vjeçare vrau veten me armën e shërbimit, u arrestua nga policia i dashuri i saj.

Ai akuzohet për veprën penale pengimi i zbardhjes së të vërtetës. I dashuri, 27-vjeçari me inicialet E.N., ka fshirë disa mesazhe në telefonin e të ndjerës në komunikimet me të.

Po ashtu mësohet se babai i 27-vjeçarit po ashtu ishte polic dhe punonte në të njëjtin komisariat me 21-vjeçaren.

Sipas njoftimittë policisë, 28-vjeçari dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshit dhe pasi ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi:

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Aldorjana Loshi, me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme. Sipas informacioneve policja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla të vogël. Ende nuk dihen arsyet që çuan të renë në aktin ekstrem, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.