Përmbyset trajleri në Librazhd

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Librazhd-Përres në Pishkash

Një trajler me targa maqedonase ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj.

Megjithëse përplasja ka qenë e rrezikshme, shoferi ka mundur të shpëtojë pa dëmtime.

Në vendngjarje shkoi policia që po heton shkaqet e aksidentit.