Në vende të ndryshme të botës festohet Dita e Mësuesve. Ditë që i kushtohet punës dhe vlerësimit të figurës së mësuesve. Por data kur festohet kjo festë, është në ditë të ndryshme, në vende të ndryshme.
Sot festohet “Dita e Mësuesit”, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami.
Ne kete dite ne te gjithe se bashku kujtojme mesuesit tone te pare qe na mesuan shkronjat shqipe,na mesuan se si ta duam dhe ta respektojme atdheun.Na mesuan poezite e bukura te autorve tone te mrekullushem qe cdo fjale e varg i saj te mbetet e te ngulitet thelle ne mendjet tona.Me aq dashuri e respekt jane sjellur me ne per té na mesuar e kritikuar me ate metoden dashamise kur ne benim gabime.Mesimet e mesuesve tone u bene udherrefyes per rrugen tone ne te ardhmen.Ato mesime na ndjekin edhe sot qe kemi dale ne jeten tone te pavarur.Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mesuesve tanë.
