Vladimir Diko nga Korça është një ndër tre mijë banorët që populluan Prrenjasin në kohën e lulëzimit të minierave, gjatë periudhës së regjimit komunist.
Me kalimin e regjimit nga komunist në kapitalist, minierat u mbyllën dhe u privatizuan.
Vladimri sëbashku me bashkëshorten e tij ishin arsimtarë dhe u vendosën në Prrenjas, ku punuan gjithë jetën deri në daljen në pension. Sot pasuria e vetme e tyre janë 3 dhoma në ish konviktin e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave.
“Qyteti nuk ka qënë ky që është sot, ka qënë poshtë nën tokë dhe kjo ka prodhuar specialistë të ciët më pas u kthyen në inxhinierë që punuan në gjithë Shqipërinë”- shprehet Vladimiri.
“Ne kemi punuar mbi 45 vite dhe pasuria e vetme janë këto tri dhoma”- thotë ai.
Por ky nuk është problemi i vetëm. Ky objekt në të cilin jetojnë 40 familje ka nevojë për mermetim të thellë në menyrë që të jetë i sigurtë për banorët.Këta banorë nuk e kanë ende pronë të tyren sepse privatizimi nuk është bërë akoma. Edhe pse kanë kërkuar vazhdimisht të bëhet restaurimi, nga bashkia kanë marrë përgjigjen se në godinë s’mund të ndërhyet.
“Askush s’do t’ia dijë për ne. Nuk na bëjnë privatizimin, kemi mbi 20 vjet këtu. I kemi bërë kërkesë bashkisë po e neglizhojnë”- shprehet një tjetër banor.
Banorë të tjerë shprehen të shqetësuar se godina është drejt shembjes dhe ndërhyrja është e domosdoshme.
Dikur qyteti që gumëzhinte dhe kishte mbi tre mijë minatorë mund të quhet sot qyteza e godinave të rrënuara të minierave.
