VLORË- Tre administratorë restorantesh në Llogara janë vënë nën hetim nga policia pasi kanë ndotur mjedisin në duke hedhur mbeturina në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.
Policia bën me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për B. D., T. D. dhe G. D, të tre banues në Dukat, ndërkohë që vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë që kanë ndotur zonën duke hedhur mbeturina.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
