Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë, sepse jo vetëm që prish stilin e jetës, por shkakton dëme fizike dhe shëndetësore. Më poshtë do të gjeni disa kura të thjeshta se si të shpëtoni nga kolla dhe problemet e tjera të uljes së temperaturave apo alergjive.
Prej shekujsh, mjalti përdorej kundër kollës dhe fytit të irrituar. Kolla e thatë luftohet edhe me mjaltë dhe lëng rrushi, ose me një gotë qumësht me mjaltë përpara gjumit. Ju mund të përzieni edhe lëng limoni me mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni deri në tre herë në ditë. Nëse kolla juaj është e përkeqësuar, hidhni tri lugë me fara lini në një filxhan me ujë dhe i zieni së bashku.