Në Shqipëri, policia ka goditur kohët e fundit në operacione në shkallë të gjerë rrjetet e shpërndarjes së drogës në shkolla. Arrestimet e disa qindra personave sipas ekspertëve tregon se përdorimi i drogës në përmasa të mëdha ndodh jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytetet e vogla në të gjithë vendin. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë operacioent policore, por thonë se duhet një trajtim kompleks i kësaj dukuri edhe nga institucionet e tjera, sidomos të shëndetit publik.
Qindra forca policore kanë zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri një operacion në shkallë të gjerë, të pandeshur më parë, për goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së narkotikëve në shkolla.
Rreth 300 persona janë arrestuar në flagrancë, jo vetëm në kryeqytetin e vendit, por edhe në qytetet e vogla dhe qindra kilogramë lëndë narkotike, kryesisht marijuanë, por edhe lloje të forta të drogës, si kokainë dhe heroinë janë sekuestruar nga policia.
Eksperti i sigurisë Pëllumb Nako thotë për Zërin e Amerikës se e sheh operacionin policor si një zhvillim pozitiv sidomos për faktin se ka shënjestruar shpërndarësit e drogës në zonat afër shkollave.
“Fakti i vendosjes së një perimetri sigurie afër shkollave në Shqipëri mendoj se është dicka e mirë, or duhet thelluar sepse ka edhe dukuri të tjera që duhen trajtuar nga institucionet përgjegjëse, sic janë ato të shëndetit publik dhe qeveritë vendore”, thot ai.
