Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një deklaratë të fortë ,teksa ka folur për arritjen më të re të shkencës, vendosjen e mikroçipit të parë në trurin e njeriut.
Cako tha se ky revolucion i bërë do të shoqërohet me luftë.
Këtë paralajmërim ai e bëri duke iu referuar luftërave të mëparshme pas çdo revolucioni, siç ishte edhe ai industrial.
“Këta deri në këtë fazë i ka sjellë paraja deri në këtë fazë. Paranë e zotërojnë njerëz si Bill Gates. Këta në përgjithësi shkencëtarët dinë vetëm këto pjesët e vogla të pazëllit. Nuk dinë sesi është skema e madhe. Kjo është faza e 4 apo e 5 dhe për çdo fazë është bërë një luftë e madhe e cila ka nxjerrë gjithë atë numër të të papunëve që do krijonte ky revolucion. U bënë luftërat napoleonike që zhdukën një numër të madh të rinjsh që do ishin të rrezikshëm për rendin shoqëror të vendeve ku është realizuar revolucioni industrial. Zhduku 30 milionë të rinj. Revolucioni i tretë industrial bëri luftën e dytë botërore që zhduku 60 milionë të rinj. Ky revolucion tjetër do shoqërohet sërish me luftë”, theksoi konspiracionisti.
