Korçë- Janë 465 persona qendrojnë në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, ku 253 prej tyre janë të paraburgosur. Është pikërisht kjo kategori që ka mbipolluar burgun e sigurisë së lartë.
Duke iu referuar shifrave zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve, mësojmë se kapaciteti është 382 vende, por aktualisht janë 83 të burgosur mbi kapacitetin. Burimet thanë se disa të dënuar i janë drejtuar me peticion Ministrisë së Drejtësisë për kushtet e vështira që vijnë si pasojë e mbingarkesës, por kërkesa s’ka marrë zgjidhje.
Avokati Nevzat Tarelli e adreson problemin tek gjykatat të cilat për vepra të lehta penale caktojnë masë sigurie arrest me burg. Një tjetër faktor sipas tij është shtimi i veprave penale.
Mbingarkesa e Institucionin e Vuajtjes së Dënimit prodhon stres tek të dënuarit deri në probleme të shëndetit mendor.
Përveç ambienteve dhe kapaciteti disa herë të tejkaluar, në këtë burg ka mungesë të mjekëve e psikologëve që duhet të trajtojnë 16 të dënuar me probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë burgu i Pojskës në Pogradec i cili supozohet të shfryjë ngarkesën në burgjet e tjera ende nuk është hapur edhe pse godina ka përfunduar prej një viti.
