Rritja e çmimeve me afrimin e festave të fundvitit është kthyer tashmë në një problem të perhershëm .Qytetarët elbasanas deklarojnë se ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimit të frutave dhe perimeve dhe pritet që një trend i tillë të vijojë edhe gjatë javës.
Më të prekur nga kjo situatë janë pensionistët, të cilët shprehen se me ato pak para që marrin e kanë të vështirë që të ushqehen.
Në tregun e fruta-perimeve në Elbasan çmimet kanë njohur rritje e kjo sipas tregtarëve se frutat e perimet vijnë me çmim të lartë nga furnizuesit dhe për shkak të përfundimit të prodhimit vendas.
Sipas tyre pritshmëritë janë për një rritje të mëtejshme të çmimeve në ditët në vijim.
