Në këto ditë festash lulishtja “Aqif Pasha” në Elbasan është tejet e ndotur.Sic shihet nga pamjet pirgje plehrash gjenden në tokë ndërsa koshat shihen të tejmbushur
Aty pranë luajnë fëmijë e pushojnë të moshuar.Ndonëse shumë pranë Bashkisë së Elbasanit pamja që lulishtja ofron nuk është aspak e hijshme në këto ditë fundviti.
Qytetar dhe të ardhur shprehen të indinjuar për mos pastrimin e hapësirave publike.Ata bëjnë përgjegjës jo vetëm institucionet për mos reagimin por dhe vetë qytetarët.
Probleme me ndotjen hasen edhe në lagjje të tjera të qytetit .
