Vazhdon situata ende kaotike në goditën e qendrës tregtare në Lushnje.
Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në godinë dhe se si është gjendja e tyre. Sipas informacioneve, gjendja është e rëndë ndërsa ka edhe familjarë që nuk përgjigjen në telefon.
Tymi ka përfshirë nga të gjitha anët ndërtesën. Në vendngjarje janë edhe forcat zjarrfikëse të sigurisë kombëtare, të Kavajës dhe vendeve përreth.
Zjarrfikëset kanë ndërhyrë brenda godinës por vihet re mungesa e pajisjeve kundër zjarrit.
Godina fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente.
Ata që kanë dalë nga godina po transportohen në spitalin e Lushnjes.
