E rëndë paraqitet situata në qendrën tregtare në Lushnjë, pas flakëve që kanë përfshirë godinën disa katëshe, ku në katet e sipërme ndodhen banesa.
Mësohet se disa persona janë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq në vendngjarje ndodhen dhjetëra ambulanca dhe zjarrfikëse, ndërsa është bërë evakuimi i qendrës tregtare dhe po vihen me largimin e personave të tjerë.
