emi pothuajse në fund të vitit 2023, por ndarjet në showbiz kanë qenë vërtet të shumta.
Jo vetëm nga showbizi i huaj, por edhe ai shqiptar. Çifte shumë të famshëm i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre apo martesave dhe Alfapress.al ju sjell më poshtë një listë për t’jua rikujtuar ndarjet e këtij viti.
Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari
Cilat janë çiftet e njohura të Showbiz-it shqiptar që u
Prej muajsh modelja Beniada Nishani, ka jetuar një romancë dashurie me Blerti Hajdarin, vëllai i Arbër Hajdarit. Beniada dhe Blerti u njohën dhe dashuruan gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por duket se lidhja nuk ka zgjatur shumë.
Çifti së fundmi u nda dhe Blerti hoqi nga profili foton e vjetër me Beniadën, duke lënë të kuptohet se kjo histori ka marrë fund.
Sara dhe Ledri – Një nga çiftet më të komentuar u përfolën për ndarje për disa javë rresht. Fillimisht shkak u bë mungesa e Ledrit në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku luan Sara, më pas mungesa e fotografive me njëri-tjetrin në rrjete sociale e në fund menaxheri i reperit konfirmoi se ata nuk janë më bashkë.
Dafina dhe Dj Geek bënë bujë gjithashtu me ndarjen e tyre të papritu. Themi të papritur pasi dyshja gjatë gjithë kohës ishin parë bashkë në koncerte e fotot në rrjete sociale nuk mungonin. U tha se arsyeja e ndarjes ishte një hap madhor që Dafina donte të ndërmerrte në lidhje me të ardhmen e tyre.
Arbenita dhe Fero – Kjo ishte një nga ndarjet më të zhurmshme të këtij viti pasi dyshja nuk i ndalnin deklaratat ndaj njëri-tjetrit. Modelja ka bërë akuza të rënda ndaj reperit. Arbenita e ka denoncuar Feron për dhunë fizike ndërsa ky i fundit deklaroi se do ta padiste modelen për rrëmbëim të vajzës së tyre.
Olsi Bylyku dhe Egli Tako – Edhe kjo ndarje ka qenë një nga më të komentuarat. Olsi dhe Egli kishin një histori të gjatë dashurie. Arsyet e ndarjes ende nuk dihen.
