Detaje nga aksidenti në Levan-Tepelenë.7 të plagosur mes tyre edhe 2 fëmijë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta me parë në aksin e autostradës Levan-Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit pohojnë për gazetaren Anila Sefa se janë përplasur dy automjete.

Gjithnjë sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për 7 të plagosur. 5 prej tyre janë paraqitur deri më tani në spital. Mes të plagosurve ka edhe 2 fëmijë. Njëra prej tyre, 3 vjeçe, është më rëndë dhe është futur në sallë të operacionit.

Në vendngjarje kane shkuar forca të Policisë Rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.