Të udhëtosh këto ditë prag festash në aksin Tiranë-Elbasan është një sfidë më vete. Veçanërisht fundjavat janë edhe më stresuese. Sapo hyn në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit përballesh me qindra mjete që lëvizin ngadalë, ndërsa intensiteti vijon të jetë i njëjtë deri në afërsi të Labinotit.Pjesa dërrmuese e mjeteve i drejtohen Korçës ose anasjelltas Kryeqytetit.
As prezenca në terren e punonjësve të policisë rrugore nuk e zhbllokom dot situatën për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve.
Veçanërisht në periudhë festash, ose kur kthehen emigrantët aksi Elbasan-Metalurgji, Unaza Jugore, veçanërisht “Kryqëzimi i Cërrikut” shndërrohen në mankthin e qytetarëve të cilët në tentativë për tiu arratisur të përditshmes përjetojnë një stres edhe më të madh duke qendruar në trafik.
E vetmja zgjidhje për të përballuar fluksin e lartë të automjeteve do të ishte ndërtimi i bypasit të Elbasanit, por deri atëherë duket se ka shumë punë para. Për trafikun e rënduar në aksin Tiranë- Elbasan janë shprehur në rrjetet sociale figura të njohura në vend, veçanërisht gazetare si Ola Mitre, Mentor Kikia etj.
