Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës. Një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin M.N. ka përplasur një motor të drejtuar nga shtetasi Gj.A., 36 vjeç.
Ky i fundit pas përplasjes është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Ndërsa me drejtuesin e Audit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:00, në lagjen nr. 16, Korçë, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. N., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Gj. A., 36 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit M. N., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
