Sherr mes adoloshentësh në Shkodër, plagosen dy të mitur

Plagosje me thikë në Shkodër.

Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Janë ende te paqarta arsyet e kësaj plagosjeje. Policia ka mbërritur ne vendngjarje. Nga informacionet paraprake dyshohet si një grindje e çastit në rruge.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi te stadiumit “Loro Boriçi”.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrollolli i zonën, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.