Policia e Elbasanit bën me dije se ka nisur proçedimi në gjendje të lirë për një 32 vjecar pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
