Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër-arrest për Indrit Shaqjan, i plagosuri gjatë ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, ku u vra Arben Lleshi. Sipas hetimeve, ka dyshime se Shaqja ka bashkëpunuar me Sokol Mjacajn për vrasjen e Arben Lleshit. Ndërkohë në kontrollet e qelisë ku qëndronte Shaqja, është gjetur një celular, që ishte fshehur në një arkë druri. Kur është marrë në pyetje, Shaqja ka pranuar se telefoni është i tij.
Njoftimi i policisë:
Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera ne kuader te procedimit penal nr.1459/2023 ne date 19.12.2023 eshte rikqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku eshte vrare viktima, qe perkon me dhomen e te denuarit Indrit Shaqja ne IEVP Peqin, nga kqyrja e imtesishme e sendeve qe ndodheshin ne dhome, konkretisht nje arke druri eshte sekuestruar nje send telefon celular qe i perket te denuarit Indrit Shaqja. Gjate pyetjes se tij ai ka pranuar pronesine e sendit telefon celular dhe ne keto rrethana eshte arrestuar nga policia gjyqesore e SHKBB per nenin 324/a K.Penal.
