Shkodër/Gjenden mbetje kockore të djegura në një gropë qymyri

Policia ka gjetur mbrëmjen e djeshme mbetje kockore të djegura në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë. Mbetjet kockore dyshohet se i përkasin Q. L., 67 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr.

“Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr.”– njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.