EMRI/ Ky është 40-vjeçari që u qëllua me 4 plumba në mes të Shkodrës

Aleksandër Curri, është 40-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri mëgjesin e sotëm në Shkodër.

Ngjarja ndodhi pranë një pike këmbimi valutor në qendër të qytetit, ku një person ende i paidentifikuar zbrazi armë drejt Currit, duke e lënë të plagosur.

Ky i fundit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ende nuk dihet si paraqitet gjendja e tij. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshohet se autori është larguar me një biçikletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.