Moti i keq lë pa energji elektrike disa zona në Librazhd e Prrenjas

Moti i keq i shoqëruar me reshje dëbore dhe erë ka sjellë dëmtime të rrjetit elektrik në zonën e verilindjes së Librazhdit e Prrenjasit. Për pasojë disa familje janë pa energji elektrike në Stëblevë, Borovë, Rrajcë dhe Qafthanë. Grupi operativ i OSSH njofton se gjenden në terren dhe po punojnë pa orar për rithimin e energjisë elektrike në zonat e mësipërme.

Njoftimi i OSSH Elbasan

Kushtet e vështira atmosferike me reshje dëbore dhe erë ❄️🌪️ kanë sjellë dëmtime të rrjetit elektrik ⚡️ në zonën e verilindjes së Librazhdit e Prrenjas, sidomos në Stëblevë, Borovë, Rrajcë dhe Qafthanë.

Kolegët e grupit operativ OSSH Librazhd 👷🏻‍♂️ janë në gadishmëri për eleminimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike 💡✔️ edhe në zonat më të thella ku kanë hasur vështirësi për të aksesuar.