Detaje të dorëzimit të Sokol Mjacaj. Ai nuk ka pranuar që të dorëzohet duke kërkuar siguri për jetën, deri në momentin që ka vajtur drejtori i Burgut të Peqinit. Më pas kanë nisur negociatat mes palëve. Sipas burimeve Mjacajt i janë hedhur prangat brenda në qeli.
Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka lidhur me hekurat e dritares. Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë.
Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij. Sipas Ligjit brenda në burg nuk mund të ndërhyjë RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP.













