Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugë.
Një prej automjeteve, e drejtuar nga 49-vjeçari L.L, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Sakaq është dëmtuar pasagjerja në këtë automjet, V.L., 43 vjeçe.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç. Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
