Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fshat të Lushnjës, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, një i moshuar ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubullimë. Nga burimet mësohet se në banesë jetonte një çift të moshuarish, dhe për pasojë Koli Koçi, 82 vjeç, raportohet se ka ndërruar jetë. Fatmirësisht është shpëtuar gruaja e tij.
Sipas fqinjëve, banesa ka qenë e vjetër dhe kjo ka bërë që zjarri të përhapje me shpejtësi. Ndërkohë, raportohet se çatia e ndërtesës ka zënë poshtë 82-vjeçarin, i cili ka humbur jetën, ndërsa gruaja e tij është nxjerrë nga banesa. Çifti jetonte i vetëm pasi nuk kishin fëmijë dhe për ta kujdeseshin komshinjtë.Shefi i Zjarrfikësve Lushnjë, Xhezmi Metushi shprehet se kur kanë mbërritur e gjithë ndërtesa ishte në flaken dhe çatia kishte rënë. Sipas Metushit shkak mendohet të ketë qenë soba e druve me të cilin ngroheshin të moshuarit.
Dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike.
