Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor ‘Elbasan-Rrogozhinë’.Nga informacionet zyrtare automjeti drejtohej nga një efektiv i burgut të Peqinit i cili në gjendje të dehur është përplasur me mbrojtësen metalike dhe për pasojë u plagos vetë ai.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan (punonjës i IEVP Peqin), pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës. Nga aksidenti është dëmtuar 57-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
