24.1 C
Elbasan
Kryefaqe Aktualitet Vranë elektriçistin në Belgjikë, shqiptarët akuzojnë njëri-tjetrin

Vranë elektriçistin në Belgjikë, shqiptarët akuzojnë njëri-tjetrin

Të dy kanë pranuar para autoriteteve belge se janë marrë me trafik të lëndëve narkotike, por nuk pranojnë të kenë qëlluar për vdekje Kalajn. Ata shprehen se Kalaj ishte elektricisti i plantacionit të kanabisit, në të cilin ishinaktivizuar së bashku.

“Ai e qëlloi. Ai dyshoi se Festimi qëndronte pas një grabitjeje në plantacionin e kanabisit, ku dy persona të armatosur vodhën një pjesë të të korrave. Ai më detyroi të ndihmoja në hedhjen e trupit. Unë e kam frikë,”- tha Hotaj referuar Muratit.

Të njëjtën gjë ka rrëfyer dhe ky i fundit.

Trupi i Kalajt u gjet në Lievegem dhjetë ditë më vonë, nga një çiklist që po bënte shëtitje me biçikletë.

Ai u identifikua përmes gjurmëve të gishtave, pasi ishte i njohur për policinë sepse ishte shoqëruar më herët nga autoritetet për qëndrim të paligjshëm në shtetin belg.

Erjon Hotaj u arrestua i pasi pasi ishte parë për herë të fundit me viktimën teksakonsumonte një kafe në Bruksel. Hotaj përmendi dhe emrin e Armando Muratit gjatë marrjes në pyetje, të cilit ju vunë prangat më vonë.