VIDEO/Kërkojnë një shtëpi,familja Çekrezi në Elbasan në mjerim dhe e gjunjëzuar nga disa sëmundje

Familja Çekrezi në lagjjen “Dyli Haxhire” në Elbasan gjendet në mëshirë të fatit. Dy nga katër anëtarët e familjes kanë probleme shëndetësore.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ndërtesa e moçme i’u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Sot çdo gjë që bie jashtë depërton dhe brenda.

Kryefamiljari thotë për gazetaren Entela Duke, se gjendjen e banesës e kanë parë nga afër specialist të emergjencave civile, por ai nuk ka fituar asnjë qindarkë.

Ramazan Çekrezi i vetëm është i pafuqishëm të ndërtojë një strehë të ngrohtë, ndaj sot shtrin dorën për ndihmë, ndonëse egoja e një burri të ndershëm i bëhet pengesë.

Gruaja e shtëpisë më shumë rri në shtrat. Sëmundja e ka mposhtur .Të mos ishte për bashkëshortin dhe djalin me aftësi ndryshe zor se do t’ia dilte të kryente edhe nevojat personale.

Ernili 30-të vjeçar ndonëse më aftësi të kufizuara i bëhet ndihmë nënës së sëmurë. Lutja e tij është një shtëpi e ngrohtë pa lagështirë.

Për shkak të gjendjes së ndërtesës djali i madh i familjes Çekrezi është shpërngulur te prindërit e bashkëshortes. Sakaq tre anëtarët e tjerë me shumë gjasë do të përballen me një tjetër dimër të ftohtë ku e vetmja ngrohtësi është dashuria për njëri -tjetrin.