Dekori i fundvitit në Elbasan:Bashkia harxhoi 12.5 milion lekë të reja për zbukurimin

Dekori festiv është vendosur edhe në qytetin e Elbasanit.Dekori i ri i ka kushtuar plot 12.5 milion lekë të reja bashkisë në qendër të Shqipërisë.Elbasanion ka mësuar se tenderin e ka fituar kompania “Sezon Dekor” në nëntor të këtij viti e shpallur me flamur të kuq për mungesë konkurence.Tjetër risi e këtij viti është bllokimi i sheshit “Aqif Pasha” për mjetet dhe zënia e këtij të fundit nga bar-kafetë.Mësohet se bulevardi do të jetë me kufizim qarkullimi deri më datë 10 janar 2024. Por kjo situatë ka sjellë trafik të rënduar në qytet.
Si në qytete të tjera Bashkia Elbasan në natën e ndezjes së dritave organizoi një koncert festiv me fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.Sakaq ceremoninë e përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja.Atmosfera e festive e krijuar në këtë ditë tradicionale të ndezjes së dritave u përmbush edhe nga emocionet dhe urimet e fëmijëve dhe prindërve.
Ndërkohë dekorit në qendër të qytetit këtë vit i janë shtuar disa elementa shtesë, një arsye më tepër për ti bërë qytetarët të ndalojnë dhe shkrepur disa foto të ngrohta familjare./elbasanion