Tjetër aksident në punë në Elbasan.Një 45-vjeçar nga fshati Peshtresh është aksidentuar teksa ka qënë duke punuar në rafinerinë e naftës.
Policia thotë se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar.
Njoftimi i Policisë
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
