LEZHË- Humb jetën 40-vjeçari Eno Nikulaj në Lezhë. Ai u transportua i gjallë në spital, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plumbave që ka marrë në trup.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës”, njoftoi policia.
