Nga Entela Duka
Kjo që shihni në pamje është Shegushe Kurti, 87-vjeçe nga Katundi i Ri. Një herë në javë vjen në Elbasan duke u zvarritur dhe kërkon të thyera për t’u ushqyer.E moshuara nuk pati fatin të krijojë familje, ndaj sot endet rrugëve për të siguruar mbijetesën.Ata që e shohin për herë të parë tentojnë ta ngrenë në këmbë.Gjymtyrët nuk i binden , ndaj është e detyruar të eci këmba- dorazi rrugëve të qytetit.
“Vij një herë në javë dhe lyp. Jam nga Katundi i Ri.S’kam njeri, as fëmijë. Vëllezërit më kanë ndërruar jetë. Njerëzit më ndihmojnë, më japin para. E keqa që dal rrugëve, se pension koperative marr 6800 nuk më dalin”.
E moshuara i kërkon ndihmë vetëm zotit.Ne e takuam në një moment që ajo po i drejtohej njërës prej xhamive të qytetit.
Një dhomë të rrënuar kam.Hyn shiu i gjithë brenda. Ndihmë i kërkoj Zotit dhe njerëzve.Ja tani në xhami do iki të lutem.
Përballë zhurmës që të fal qendra e qytetit, nënë Shegushja struket në një pjesëz të Elbasanit dhe me sytë e buzëqeshur falenderon cdo kënd që i zgjat dorën për ndihmë.
