Si skenar filmash/Vrau gruan dhe e ‘shiti’ si grabitje, arrestohet ish-këshilltari i Behgjet Pacollit

Inskenoi vrasjen nga disa grabitës të të shoqes në makinë, por tashmë nuk ka asnjë dyshim! Ishte Naim Murseli personi që vrau të shoqen e tij, Liridonën, 2 ditë më parë teksa lëviznin nëpër Prishinë. Në sy të fëmijëve të tij, ai ka porositur dhe i ka marrë jetën bashkëshortes duke e shitur ngjarjen si një vrasje nga disa persona që i kishin zënë pritë për t’i grabitur. Por e vërteta ka dalë në dritë. Ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli është vendosur sot në pranga bashkë me një tjetër person, që e ka ndihmuar për të kryer vrasjen. Shkaku është ende mister.

Natën e vrasjes, në vendin e ngjarjes, brenda në veturë po ishin burri i Liridona Murselit, Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre, të cilët u larguan nga vetura së bashku me babanë, teksa panë se nëna e tyre u vra nga arma e zjarrit. Ishte vetë bashkëshorti ai që bëri denoncimin në Polici. Ndërsa i ati i tij tha se të dy fëmijët e kishin parë të gjithë skenën.

“Nipi i vogël 4 vjeç i kishte treguar familjarëve, se njëri prej grabitësve i kishte marrë telefonin djalit. Dyshohet se kanë qenë 2 persona të maskuar. Ajo zonë është si rrugë fshati, nuk ka pasur kamera sigurie. Pak metra më larg, kam dëgjuar se ka pasur një restorant kamera. Grabitësit lëviznin me makinë të tipit ‘BMë’. Sa erdha në shtëpi, ishte ora 21:00 dhe më telefonin djali i vogël e më thotë ‘babi ke diskutuar me Naimin’. I them që jo, më pas më thotë ‘po më thonë se paskan vrarë Liridonën’. Liridona është kthyer në Kosovë në muajin tetor,”- tha ai.

Naim Murseli pretendoi se kishte shpëtuar paq me dy fëmijët, por historia e tij nuk ishte e trilluar aq mirë saqë të besohej nga hetuesit që sot i kanë vendosur prangat.

Ndërsa, e ndjera Liridona Murseli është varrosur sot në fshatin Cërmjan të Gjakovës. Vrasja e saj është një “rikrijim” i tmerrit të ndodhur në Glyka Nera në Greqi. Caroline Crouch u vra nga bashkëshorti i saj pilot, Babis Anagnostopulos në shtratin ku po flinte bashkë me të bijën, për arsye që janë të paqarta edhe sot. Gjithë ngjarjen e shiti si një grabitje në banesë, madje vrau dhe qenin për ta bërë skenarin më të besueshëm. Tashmë Babis Anagnostopoulos është pas hekurave dhe po vuan dënimin me burg përjetë, ndërsa e bija e mitur po rritet në Filipine me gjyshërit e saj. Por duket se historia ka lënë gjurmë dhe është kthyer në inspirim edhe për Naimin.

Tashmë drejtësisë i duhet vetëm që të zbulojë shkakun e vrasjes, bashkëpunëtorët dhe t’u japë dënimin e merituar