Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në mesnatë në aksin Shkodër-Lezhë.

Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur këmbësorin 68-vjeçar me iniciale M.P., i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon thotë policia, vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.