Berat:/Mjeti me 4 persona brenda del nga rruga, përfundon në kanal dhe merr flakë!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Një makinë tip “Mercedes” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal e më tej ka marrë flakë. 4 personat që ndodheshin brenda makinës janë nxjerrë jashtë pa lëndime të rënda nga banorët e zonës dhe më pas janë transportuar në spital.

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikësish që kanë rrethuar perimetrin dhe po shkuajnë flakët e mjetit