Vijojnë të jenë në arrati dy personat e përfshirë në konfliktin e regjistruar një ditë më parë në qytetin e Peqinit, konflikt i cili degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia e Elbasanit bën me dije në deklaratën e berë publike sot për median se vijojnë kërkimet për arrestimin e Leonard Elezi dhe Adriatik Ceka.Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt mes dy shtetasve, në lagjen “Xhami”, Peqin, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan shpallën në kërkim shtetasit A. C., 40 vjeç dhe L. E., 50 vjeç, të dy banues në Peqin, të cilët dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
