Aksidenti në Lezhë, shoferi i njërës prej makinave ka mbetur i bllokuar

Dy persona kanë mbetur të plagosur në aksidentin e ndodhur sot pasdite në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gjadër.

Njëri nga të plagosurit Hajri Kalaj është punonjës i bashkisë Lezhë. Përplasja ka qenë e fortë dhe Kalaj ka mbetur i bllokuar në makinë.

E ndërsa po punohet për nxjerrjen e tij nga makina po i jepet dhe ndihma mjekësore në vendngjarje për shkak të dëmtimeve të shumta.