Po planifikoj të largohem nga Shqipëria kur të mbush 16 vjeç, do hipi në një gomone për të shkuar në Britaninë e Madhe”, i tha gazetarit britanike të “Daily Ekspres” një fëmijë në fshatin Gostil të Kukësit.
Adoleshenti ka shumë të afërm që jetojnë dhe punojnë në Angli, shoku i tij i ngushtë ka 16 të afërm. Është e lehtë të kuptosh pse djemtë tundohen të kalojnë kanalin shkruan gazeta pasi të mirat materiale atyre që kanë shkuar në Britani gjendet kudo në fshatin Gostil.
Rrjetet sociale si Tik Tok-u dhe Instagram-i i motivojnë ne këtë drejtim kur shohin nëpër video jetën luksoze të shqiptareve në Britani duke ngarë makina luksoze ndërsa në duar reklamojnë orët e shtrenjta. 13-vjeçari në fshatin Gostil tashmë po mëson anglisht në pritje të udhëtimit të tij në Britani të Madhe.
