Aksidentohet në kopësht 5 vjeçarja në Elbasan, dërgohet me urgjencë në spital

Një tjetër fëmijë lëndohet në ambjentet e kopshtit. Këtë herë denoncimi vjen për një vogëlush 5-vjeçar i cili ka marrë mjekim mjekësor në spitalin e Elbasanit. Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron. Fatmirësisht vogëlushja ka lënë ambjentet e spitalit pasi raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, banuese në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron.

Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj.