Aksident i frikshëm në rrugën Elbasan-Peqin, përplasen 2 makina! Raportohet për të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Elbasan-Peqin në fshatin Papër, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e aksidentit të frikshëm, ka mbetur i plagosur një person, gjendja e të cilit ende nuk dihet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetimin e shkaqeve të aksidentit.