Një person është arrestuar në Vlorë mesditen e kësaj të premteje.
Mësohet se personi nuk i është bindur patrullës dhe forcave të policisë teksa po udhëtonte me automjet.
Në vijim ky person ndalohet nga Forcat Shqiponja. Gjatë kontrollit në automjet, atij iu gjet një pistoletë.
