Edhe pse protestat zakonisht jemi mësuar t’i shohim me një numër të madh qytetarësh, ky qytetar në Elbasan ka protestuar i vetëm para Bashkisë. Vendimi i tij vjen pas dy ditëve me nivel të lartë ndotjeje që përfshiu Elbasanin dhe rrethinat e tij, pas zjarrit që përfshiu pikën e skrapit në ish-Kombinatin Metalurgjik. Pjesë e shoqërisë civile dhe në profesion jurist Gentian Sejrani me pankarta në duar shpjegon më në detaje arsyet që e nxorrën atë në protëstë. Ai e vë theksin te mungesa e transparencës dhe mos bërja publike nga pushtetit lokal dhe Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit asnjë informacion mbi nivelin e ndotjes së ajrit të paktën këto dy ditët e fundit.
“Secili nga familjet tona ka hasur persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e kancerit. Jemi qyteti me numrin më të lartë të personave të prekur nga kjo sëmundje , por jemi dhe qyteti me nivelin më të lartë të ndotjes prej industrisë së rëndë. Por nga ana tjetër nuk kemi parë asnjë masë, asnjë reagim nga institucionet për ngjarjen e para tre ditëve, ku ne si qytet ndotemi në mënyrë alarmante nga ngjarja që ndodhi te Kurum. Nuk po analizoj nëse ishte aksidentale, ose jo, pasi janë institucionet përgjegjëse që do e hetojnë, por nga ana tjetër është detyrim ligjor i institucionit të Bashkisë dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit që duhet të kishte patur një reagim për të informuar qytetarët mbi nivelin e ndotjes këto ditë. Nga ana tjetër duhet të ishin marrë masa për parandalimin e kësaj situate, pasi në pikën e skrapit nuk ka patur vetëm metale, por edhe mbetje të makinave të dëmshme që shkaktojnë ndotje të mjedisit dhe ajrit. Ne sot jemi në një situatë katastrofike dhe askush nuk reagon nga institucionet. Unë kam shumë pikëpyetje. Unë sot jam për të reaguar ndaj heshtjes sepse heshtja vret më shumë”.
Pas zjarrit që përfshiu Elbasanin ai ia la vëndin shtëllungave me tym të cilat u çliruan në ajër, duke shkaktuar një ndotje masive me përbërje kancerogjene thonë specialistët e mjedisit. Por pavarësisht se këtë ajër të ndotur e kanë thithur të mëdhenj e të vegjël, as në një kauz jetike sikur është shëndeti qytetarët u treguan indiferentë dhe nuk protestuan.
“Duhet të reagojmë ne si qytetar. Shoh që nuk janë akoma gati të reagojne dhe nuk e di pse nukreagojnë në mënyrë kolektive. Nuk duhet të reagojmë vetëm në rrjetet sociale. Ne duhet të reagojmë për fëmijët tanë dhe prindërit tanë. Niveli i ndotjes duhet të jetë katastrofik, ndaj reagimi kolektiv do të ishte më e mira.”
Në vijim aktivisti kishte përgatitur edhe një peticion të cilin ia adresonte Kryetarit të Bashkisë Elbasan dhe Kryetarit të Qarku, në të cilën kërkonte transparencë dhe marrje imediate masash nga pushteti lokal dhe institucionet e tij vartëse të luftonin ndotjen e ajrit“.
Elbasanion
