Lajm i fundit/Zjarr i fuqishëm në Metalurgjikun e Elbasanit,tymi mbulon zonën

 

 

Një zjarr ka përfshire pikën e skrapit pranë fabrikës Kurum në Elbasan.Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë ekipet zjarrfikës po punojnë për vënien në kontroll të flakëve.
Zjarri mendohet se ka rënë si pasoje e vajrave dhe mbetjeve që mund të digjen.

Dëshmitarët thonë se nuk ka pasur shpërthim, zjarri ka filluar në pikën e skrapit i akumuluar për muaj të tëra në tonelata.

Zjarri vazhdon dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Problem konsiderohet ndotja që është duke u cliruar në zonë.