Organizata jo-qeveritare Information Netëork and Active Citizenship INAC zhvilloi takim me të rinjtë në kuadër të projektit ‘Elbasan Cycle Project – Caravan of Artvism’ në bashkinë Elbasan në datë 14 shkurt. Aktiviteti u zhvillua me pjesmarrjen e prindërve, mësuesve, nxënësve dhe përfaqësuesve të bashkisë Elbasan.
Pjesmarrësit u njohën me qëllimet, objektivat dhe aktivitetet e parashikuara në kuadër të projektit.
Sipas INAC, projekti Elbasan Cycle Project – Caravan of Artivism ka si qëllim
“Të angazhojë 20 rinj deri në moshën 20 vjeç.
Të trajnojë të rinj nga eskpertë për prodhim e materialeve të ndryshme mediatike.
Të angazhojë të rinj për prodhimin e materialeve mediatike si film, grafika, poster, storytelling etj.
T’u japë mundësi të rinjve nga gjithë qarku i Elbasanit që të prezantojnë punët e tyre artistike në një aktivitet përbashkët.”
Ky aktivitet u zbatua në kuadër të projektit ‘Elbasan Cycle Project – Caravan of Artvism’ zbatuar nga Qendra per Edukim & Sport ‘Skills’, INAC dhe QZHPSKF.
Ky projekt është fitues i ciklit të tretë të projektit Artivist Stafetë në Elbasan, i cili financohet nga Bashkimi Europian.
INAC është një organizatë jo-qeveritare e themeluar në 2017. Sipas adresës së tyre zyrtare qëllimi i organizatës është.
Ne ofrojmë informacion, transparencë dhe llogaridhënie të qeverisjes ndaj komunitetit, promovim të qytetarisë aktive përmes individëve me ndikim, mbështetje për grupe më pak mundësi, të rinj, grupe të margjinalizuara, familje dhe komunitet për një rol aktiv në qeverisje, me synimin për shërbime më të mira, nivel më të lartë të cilësisë së jetës dhe gjithashtu në favor të instrumenteve kundër korrupsionit në institucionet publike.



