Dy muaj pa pagë, punëtorët e incerenatorit të Elbasanit në protestë

30 punëtorë të incerenatorit (landfillit) të Elbasanit nuk nisën punën për ditën e sotme duke dalë në protestë për shkak se nuk janë paguar prej 2 muajsh. Ata kanë këmbëngulur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të shtojnë protestat. “Fax news” raporton gjithashtu se kompania që menaxhon mbetjet nuk lejon punëtorët të prononcohen, ndërsa dhe vetë drejtuesit nuk kanë pranuar të flasin për çështjen në fjalë.

Pas një ore, 30 punëtorët kanë mbyllur protestën. Ata po negociojnë me kompaninë lidhur me shlyerjen e rrogave të prapambetura, ndërsa ekziston dhe frika se mund të penalizohen më tej nëse refuzojnë të punojnë.