Brenda takimit të Ramës me banorët, kryeministri: Me mua nuk flet dot kështu (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga takimi i zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe banorëve të “5 Majit” në sallën e Kuvendit. E revoltuar, nënë Liza Marku kërkoi llogari nga kryeministri Rama, por ky i fundit iu përgjigj i prerë se me të nuk fliste dot në atë mënyrë, duke bërtitur. Ajo që shihet se po filmon është edhe banorja tjetër Lorena Nikolla, e cila thotë se po regjistron gjithçka që ta ketë të dokumentuar.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Me mua nuk flet dot kështu,

Nënë Liza Marku: Jo, jo më dëgjo…ju thoni t’i jap, se kur s’e di.

Edi Rama: Dëgjo, kur je këtu përballë meje…

Nënë Liza Marku: Jo jam e revoltuar

Edi Rama: Jo ti mund të jesh e revoltuar por kur je këtu…

Lorena Nikolla: Kryeministri nuk na dëgjoi, ne po regjistrojmë për vete edhe nuk na ka bërë asgjë….