Protesta për referendumin serb në Kosovë, njësia speciale vendoset në veri (VIDEO)

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë sot në pjesën veriore të Kosovës. Klan Kosova raporton se njësia Speciale po monitoron aty situatën, një ditë pasi Kosova ndaloi mbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës.

Qytetarët serbë mëngjesin e sotëm kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për moslejimin e mbajtjes së referendumit. Ata tani kanë filluar të shkojnë në mënyrë të organizuar për të marrë pjesë në votimin për referendum që po mbahen në Serbi. Protesta përfundoi dhe deri tani situata është e qetë dhe nuk raportohet për tensione.