Janari do të rikthejë sërish temperaturat e ulëta me temperatura me minus dhe acarin. Meteorologia e Metoalb, Lajda Porja gjatë një emisioni televiziv ka treguar se duke filluar nga e mërkura do të ketë ulje temperaturash, por kulmi do jetë të premten ku termometri pritet të shkojë deri në -13 gradë celsius.
“Duke filluar që nga nesër do kemi depërtimin e të ftohtit, mëngjesi i të mërkurës do të jetë i acartë, termometri do të zbresë shumë, do të qëndrojë për 6-7 ditë, i ftohtë, i kthjellët, do ketë reshje të pakta dhe të izoluara në verilindje dhe juglindje. Më problematike ngricat. I ftohti kulmon të enjten dhe të premte, ku termomenti shkon deri në -9.
Edhe zonat në juglindje do të jetë shumë ftohtë, nuk do ketë borë, do jetë shumë e thatë, me flokë dëbore të papërfillshme. Një ditë tipike nordike, termometri do të shkojë në fundjave deri në -13 në Bulqizë apo në zona të tjera në vendit”.
Meterologia tha se janari deri më tani ka qenë me mot të ngrohtë, por i dyti do jetë i acartë, ndërsa 10 ditëshi i fundit rikthen reshjet sërish.
“Janari ka qenë dhe pritet të jetë dinamik, 10 ditëshi i parë, ngrohtë, i dytë me mot të acartë ndërsa 10 ditëshi i fundit do të ketë edhe prezencë reshjeje, dhjetori dhe janari ngjajnë me dimrat e viteve
’90 që kishin vite që s’i kishim parë”.
