Borussia Dortmund ka filluar të humb durimin me Erling Haaland . Arsyeja është se lojtari, me gojën e përfaqësuesit të tij Mino Raiola , po spekulon për të ardhmen e tij pavarësisht se ka një kontratë me skuadrën gjermane deri më 30 qershor 2024.
Sulmuesi norvegjez është së bashku me Kylian Mbappen pjesa më e lakmuar e tregut dhe agjenti i tij kontrovers e di këtë më mirë se kushdo, i cili nuk ndalet së insistuari se lojtari i tij është gati të bëjë hapin drejt një klubi më të rëndësishëm. Barcelona, Manchester City dhe Real Madrid janë të parët në listën e kërkuesve.
Thashethemet dhe spekulimet po shkaktojnë ngopje te Dortmundi , të cilët kanë këmbëngulur në mënyrë aktive dhe pasive se nuk duan ta shesin sulmuesin dhe se aspirojnë vazhdimësinë e tij edhe për të paktën një vit. Sipas informacioneve të ndryshme, Haaland mund të aktivizojë një klauzolë në kontratën e tij që e lejon të fluturojë nga Signal Iduna Park për rreth 75 milionë euro.
